Rreth nesh

Çka është AutoTreg

AutoTreg është treg online për vetura në Kosovë. Shitësit privatë dhe autosallonet publikojnë veturat e tyre, blerësit kërkojnë sipas markës, modelit, çmimit, vitit, kilometrave dhe komunës — dhe kontaktojnë shitësin drejtpërdrejt.

Ne nuk shesim vetura dhe nuk jemi palë në marrëveshje. Çmimin, gjendjen e veturës dhe kushtet e shitjes i vendos shitësi.

Sa kushton

Publikimi i shpalljeve është pa pagesë. Nuk ka pako, nuk ka komision dhe nuk kërkojmë të dhëna të kartës.

Një shpallje qëndron aktive 60 ditë. Para skadimit marrësh një email dhe mund ta zgjatësh me një klikim.

Si e mbajmë tregun të pastër

Shpalljen e parë të secilës llogari e kontrollon një person para publikimit. Çdo shpallje ka butonin „Raporto shpalljen" — pa nevojë për llogari — dhe raportimet i shikon një person, jo një algoritëm.

Autosallonet mund të verifikohen me numrin e ARBK-së dhe certifikatën e regjistrimit. Vetëm pas verifikimit shfaqet shenja „Shitës i verifikuar".

Numrat e telefonit nuk shfaqen në faqe derisa ta klikosh butonin — kështu nuk mblidhen automatikisht nga makina kërkimi.