Kushtet e përdorimit
Pranimi i kushteve
Duke përdorur AutoTreg — si vizitor, si shitës ose si autosallon — pranon kushtet e mëposhtme. Nëse nuk pajtohesh me ndonjë prej tyre, mos e përdor faqen.
Kush mund të publikojë
Për të publikuar duhet të konfirmosh adresën e email-it. Llogaritë e reja mund të publikojnë deri në 2 shpallje në ditë, llogaritë e vjetra deri në 10, dhe autosallonet e verifikuara deri në 50.
Të dhënat në shpallje duhet të përputhen me veturën: viti, kilometrat, çmimi, gjendja dhe komuna. Fotografitë duhet të jenë të veturës që shet.
Çka nuk lejohet
Nuk lejohen: çmime të rreme ose „për tërheqje", shpallje dublikate për të njëjtën veturë, fotografi që nuk i përkasin veturës, të dhëna të pasakta për dëmet ose kilometrat, shpallje për vetura që nuk ekzistojnë ose nuk janë në pronësi të shitësit, dhe përmbajtje ofenduese.
Nuk lejohet mbledhja automatike e të dhënave nga faqja, përfshirë numrat e telefonit.
Moderimi
Ne mund të refuzojmë, heqim ose ndryshojmë një shpallje që bie ndesh me këto kushte, dhe mund të pezullojmë një llogari. Kur një shpallje refuzohet, shitësi merr arsyen me email dhe mund ta ndryshojë e ta dërgojë sërish për shqyrtim.
Pezullimi i një llogarie i nxjerr shpalljet aktive nga tregu. Nëse pezullimi hiqet, shpalljet që nuk kanë skaduar kthehen.
Përgjegjësia
AutoTreg nuk është palë në shitje. Ne nuk garantojmë gjendjen, prejardhjen, kilometrat ose dokumentacionin e veturave, dhe nuk kryejmë kontroll teknik.
Kontrolloji vetë dokumentet dhe veturën para pagesës. Takohu në një vend publik, mos paguaj paradhënie para se ta shohësh veturën, dhe kërkoji shitësit dokumentin e pronësisë.
Ndryshimet
Këto kushte mund të ndryshojnë. Versioni i publikuar në këtë faqe është ai që vlen.
